Barcelona tjetër paraqitje jo të mirë, Valencia frenon Lionel Messin me shokë

19 Dhjetor 2020 | 20:16

Barcelona vijon me paraqitjet jo të mira në kampionatin spanjoll. Katalanasit u ndalën në një barazim 2-2 në Camp Nou” nga Valencia në një ndeshje të vështirë për ta. Messi me shokë nuk po arrijnë që të ruajnë një ritëm konstant në lojën e tyre dhe kjo i ka penalizuar jo pak.

Pas këtij hapi fals Barcelona vijon që të mbetet ende larg kreut të renditjes që mbahet nga Atletico Madrid që arriti të fitonte 3-1 përballë Elche.

Ndërkohë që në Premier League, Liverpool tregoi se është skuadra për t’u mundur në Premier League. The Reds, pavarësisht mungesave të shumta për shkak të dëmtimeve arritën një fitore fantastike në transfertën e Crystal Palace pasi triumfuan me rezultatin e thellë 0-7.

Skuadra e Juregen Klopp dukej e motivuar pas fitores përballë Tottenham që e ngjiti sërish në krye te renditjes dhe një gjë të tillë e tregoi në fushën e lojës.

Tashmë kampionët shkëputen në krye  të klasifikimit me 6 pikë më shumë se Tottenham që ka një ndeshje më pak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026