Bardh Spahia publikon të dhënat: Qeveria fsheh vdekjet nga COVID-19 në Shkodër
Para 3 javësh, Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin e fshehjes nga qeveria të numrit të fataliteteve, të shkaktuar nga COVID-19. Ish-zv. ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia në një deklaratë për media tha se, kryeministri jo vetëm nuk që nuk po jep llogari për këtë skandal por ka kërcënuar dhe prokurorinë që të mos hetojë.
Ai solli si shembull konkret atë që ka ndodhur në Qarkun e Shkodrës, ku duke iu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tij ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë raporton për 61 viktima në të gjithë Qarkun, vetëm në Shkodër ka 80 persona të regjistruar në zyrat e gjendjes civile si viktima të COVID-19
“Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe. Vetëm Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë riregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun”, deklaroi z. Spahia.
Sipas tij qeveria po përpiqet që të manipulojë të dhënat për të mbuluar dështimin dhe përgjegjësinë e saj në keqmeanxhimin e situatës së pandemisë.
“Asgjë nuk është më kriminale se kaq. Të fshehësh numrin e viktimave për politikë, është përtej çdo norme njerëzore. Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19 për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi. Dështimi i Edi Ramës mund të mbulohet përkohësisht nga prokuroria, por njerëzit e dinë të vërtetën. E dinë që ndihma e qeverisë mungon, që testet mungojnë, që personeli mjekësor nuk është i mjaftueshëm, që masat nuk u morën në kohë, që me jetën dhe shëndetin e njerëzve Edi Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë propagandë”, shtoi ish-zv. ministri.
Sipas z. Spahia fshehja e së vërtetës përveç se përbën një precedent të rëndë shkakton edhe një dëm të madh pasi “lidhet me uljen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për përballjen me coronavirusin. “Ata duhet të dinë të vërtetën, sado e rëndë të jetë, për të qenë sa më të kujdesshëm dhe për të marrë çdo masë personale”, përfundo ia deklaratën.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta