Bardhok Pllanaj u ekzekutua me mbi 30 plumba, autorët e ndoqën për 150 metra
Euronews Albania ka mundur të mësojë detaje të reja nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se në drejtim të Bardhok Pllanajt autorët kanë qëlluar me më shumë se 100 plumba, ndërsa në trupin e viktimës janë gjetur mbi 30 të tillë.
Nga këta të fundit kanë rezultuar fatal për jetën e 46-vjeçarit, një plumb në kokë dhe një në gjoks.
Pllanaj është ndjekur për rreth 100-150 metër nga atentatorët, të cilët dyshohet se i kanë bllokuar rrugën.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, ndërsa ende nuk dihen rrethanat të mëtejshme mbi ngjarjen.
Ekzekutimi i 46-vjeçarit ndodhi teksa ai ishte duke udhëtuar me automjet.
Një mjet u gjet i djegur në një distancë të afërt nga vendi i vrasjes tek vendi i quajtur “Stacioni i pompave” në Dobraç, i cili dyshohet të ketë qenë i autorëve.
Bardhok Pllanaj, rezulton se ka qenë person i dënuar në Belgjikë për trafikim të qenieve njerëzore.
Po kështu, ai u hetua edhe për ndërtim pa leje në qytetin e Shkodrës të një pallati me vlerë 2 milionë euro, çështje për të cilën u arrestua në vitin 2018.
Prokuroria e Shkodrës e akuzoi se kishte përdorur para nga aktivitete kriminale për ndërtimin e pallatit me 10 kate.
Sakaq, ai është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit” në 2014 ku u sekuestruan 804 kg kanabis.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta