Bardhyl Hasanpapaj: Osmani do të mbrojë më së miri interesin e Kosovës në këtë fazë delikate

5 Prill 2021 | 16:39

Këshilluesi ligjor Bardhyl Hasanpapaj tha për Euronews Albania se zgjedhja e Vjosa Osmanit në postin e presidentit është një lajm i mirë për demokracinë në Kosovë, pasi ajo do të mbrojë më së miri interesin e Kosovës në këtë fazë delikate në të cilën ndodhet.

Z. Hasanpapaj tha se lëvizja e LDK që votoi pro znj. Osmani si presidente ishte një veprim shumë korrekt nga ana politike, një strategji e mirëmenduar për të vendosur në plan të parë intersesin e vendit, e kombinuar edhe me interesin e vet politik.

“LDK duke kombinuar edhe interesin e vet politik, që mori faturën e humbjes në zgjedhje, pas një reforme të brendshme ku zgjodhi një kryetar të ri, kishte edhe interesin të reflektonte për këtë humbje dhe të shihte interesin e vendit dhe interesin e vet për mundësinë e reformimin të ngadaltë e të qëndrueshëm”, tha këshilluesi ligjor.

Sipas tij, menaxhimi që i bënë situatës politike Osmani dhe Kurti, me ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve solli rezultat pozitiv, pasi forcat politike u vunë para dy alternativave; ose të zgjidhnin Osmanin presidente ose te shkonin në zgjedhje, gjë që do të dëmtonte së pari partitë humbëse në zgjedhje.

Ai u shpreh i bindur se marrëdhënia mes Kurtit dhe Osmanit do të vijojë të jetë korrekte, pasi siç tha Osmani ka treguar me qëndrimet e saj se respekton parimet dhe çdo lloj konflikti i mundshëm mes saj dhe Kurtit nuk do të ishte në dobi të askujt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026