Barometri i sigurisë, korrupsioni, krimi dhe papunësia, kërcënimet kryesore

24 Mars 2021 | 16:22

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes ka publikuar “Barometrin e Sigurisë” një analizë mbi besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore përballë krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit për vitin 2020.

Nga studimi vërehet se ka një rënie të konsiderueshme të përqindjes së qytetarëve që mendojnë se me krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të forcohet dhe se efektiviteti i gjykatave do të rritet pas reformës në drejtësi.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të shihen si pengesat kryesore për integrimin në BE nga shumica dërrmuese e qytetarëve.

Për sa i përket garantimit të sigurisë, dy të tretat e qytetarëve mendojnë se policia nuk i respekton të drejtat e njeriut në punën e saj.

Shumica e të anketuarve identifikuan korrupsionin, krimin e organizuar dhe papunësinë si kërcënimet më të mëdha ndaj sigurisë së Shqipërisë. Ka një rritje të përqindjes së qytetarëve që identifikojnë edhe papunësinë si kërcënim.

SHBA, Gjermania dhe Italia identifikohen si tre shtetet më miqësore ndaj Shqipërisë nga shumica e qytetarëve, por në krahasim me vitin 2019 ka një rritje të numrit të qytetarëve të cilët identifikojnë Turqinë si një ndër vendet më miqësore.

NATO dhe BE shihen si kontribuues pozitivë ndaj sigurisë së Shqipërisë, dhe është më i madh numri i qytetarëve që mendojnë se anëtarësimi në BE do të ketë ndikim pozitiv për sigurinë e Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026