Basha i përgjigjet ambasadores amerikane: Gjithçka për votën e lirë

3 Qershor 2020 | 20:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për deklaratës së bërë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, duke theksuar se, është bërë progres për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Lideri i PD foli për një çështje që ka mbetur pezull dhe që lidhet me administrimin e procesit zgjedhor.

“Është bërë progres drejt dakortësisë për administrimin zgjedhor, ka mbetur një çështje pas zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se, opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha z. Basha.

Lideri opozitar nuk i dha një përgjigje të prerë ambasadores Kim duke lënë të nënkuptohet se, negociatat do të vijojnë sa i takon dikutimeve lidhur me procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Pak më herët, diplomatja amerikane shprehu përgëzime për lëshimet e bëra nga Partia Socialiste, duke theksuar se tashmë topi është në fushën Bashës, duke lënë të nënkuptohet se edhe Partia Demokratike do të duhet të bëjë lëshime në çështjen e mbetur për diskutim.

Lexoni gjithashtu:

Reforma zgjedhore, ambasadorja Kim: Përgëzoj PS për lëshimet, topi në fushën e Bashës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026