Basha me fermerët në Berat: Qeveria i braktisi, PD-ja ka plan për të nxjerrë nga kriza këtë sektor

12 Qershor 2020 | 08:20

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka udhëtuar sot drejt Beratit për t’u takuar me fermerët e zonës, ndërsa ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe problemet që ato hasin në punën e tyre.

Kryedemokrati thekson se qeveria shqiptare në vend që t’i mbështeste fermerët ajo u ka kthyer shpinën duke i detyruar, që të hedhin prodhimet për shkak të mungesës së tregut. Sipas tij, fermerët shqiptarë nuk kanë pasur mbështetje të drejtpërdrejtë me subvencione.

“Në Berat takova dhjetëra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë. Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg. Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën. Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit. Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon”, shkruan Basha.

Basha thotë se Partia Demokratike ka një plan konkret për ta mbështetur bujqësinë dhe për ta nxjerrë këtë sektor nga kriza ekonomike.

“RAMAVIRUSI nuk mund t’i mbulojë dështimet e tij fatale për bujqësinë me gënjeshtrat e dala boje. Ne kemi një plan të detajuar për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza e për ta shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin. Do ta nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas. Bashkë do t’i japim shqiptarëve një qeveri normale që garanton shanse të barabarta për ta dhe normalitet e punësim”, sqaron Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026