Basha në Gjirokastër: Shtëpia e Musine Kokalarit do të restaurohet, subvencione për artizanët
Vizitën e tij në Gjirokastër Lulzim Basha e nisi nga shtëpia e rrënuar e Musine Kokalarit, të cilën, nëse vjen në pushtet Partia Demokratike pas 25 prillit, premtoi ta restaurojë, dhe ta bëjë pjesë të guidave turistike.
Kreu i PD e cilësoi shtëpinë e rrënuar të Musine Kokalarit, të parës grua që drejtoi një parti politike në Shqipërinë e pavarur, si vend “pelegrinazhi për kurajën dhe intelektin e gruas shqiptare”.
“E kemi pjesë kryesore të programit tonë fuqizimin e gruas, pasi pa fuqizimin e gruas shqiptare nuk kemi për të pasur Shqipëri të fortë. Nuk ka sa simbol më të mirë për forcën e gruas shqiptare se sa Musine Kokalari e cila nuk u dorëzua deri në fund” tha z. Basha.
Në pazarin e famshëm të Gjirokastrës ai u takua me qytetarë dhe artizanë, të cilët e njohën me vështirësitë që përballet ky sektor. Kryedemokrati premtoi subvencionë për artizanët, dhe u shpreh se pas 25 prillit, do të punojë për rritjen e numrit të turistëve në qytetin e gurtë.
Pas këtyre premtimeve, edhe gjirokastritët u treguan bujarë me kryedemokratin duke i dhuruar një jelek, të cilin z. Basha nuk hezitoi ta vishte.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta