Basha paralajmëron mosnjohje të vendimeve të qeverisë dhe parlamentit
Partia Demokratike do të rishikojë të gjitha ligjet apo vendimet e marra nga qeveria dhe parlamenti vitin e fundit dhe nuk do të njohë asnjë prej atyre që “bie ndesh me ligjin apo interesin publik”.
Qëndrimin e shprehu vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi me sipërmarrës turistikë në Golem ditën e martë teksa njoftoi se nëse opozita do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, qeveria e tij do të nisë një proces rishikimi të të gjitha vendimeve të vitit të fundit.
“Asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë ato, nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e vendimeve të marra,” – u shpreh Basha pasi denoncoi prirjen që sipas tij ka qeveria përpara zgjedhjeve për të dhënë “leje abuzive në bregdet”.
“I bëj thirrje çdo biznesmeni apo më keq sekseri dhe pseudo biznesmenëve, të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni, sa herë që vjen rotacioni i pushtetit të një qeverie në ikje “t’kapim çfarë t’kapim”, sepse çdo vendim i marrë 12 muaj para zgjedhjeve palamentare, qoftë vendim qeverie qoftë, vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit, si ato që kaluan në 2 javëshin e parë të qershorit, qoftë vendimet e parlamentit apo të pseudoparlamentit, do t’i nënshtrohen një rishikimi të plotë transparent, për të parë ligjshmërinë dhe për të parë përputhjen me interesin publik,” – shtoi më tej kryetari i PD-së.
Prej javësh, Basha zhvillon takime me sipërmarrës në rrethe, sipas një nisme të opozitës për të bashkërenduar platformën e saj ekonomike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat priten të zhvillohen në vitin 2021.
Në komunikimet e vazhdueshme që ka pasur me bizneset, Basha pretendon se ka nxjerrë në pah problemet me paketat ekonomike të vendosura nga qeveria për përballimin e situatës së COVID-19, paketa që sipas tij janë “propagandë” dhe “vetëm fjalë në erë”.
Lexoni gjithashtu:
Basha: Raporti i AmCham për klimën e biznesit shqetësues, zgjidhjen e jep platforma e opozitës
Kriza politike dhe konkurrenca e padrejtë dëmtuan klimën e biznesit në Shqipëri gjatë vitit 2019
Bozdo: Socialistët gënjejnë, shtresën e mesme e lehtëson taksa e sheshtë, jo taksa progresive
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta