Basha takon të rinjtë e Partisë Popullore Austriake
Lulzim Basha ka pritur në selinë e Partisë Demokratike të rinjtë e Partisë Popullore Austriake (ÖVP) – simotrën e Partisë Demokratike.
Gjatë këtij takimi, ai tha se prioriteti kryesor i PD-së është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për t’u dhënë edhe të rinjve shqiptarë shanse dhe mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre europianë.
“Edhe pse në opozitë, ne do të bëjmë gjithçka për të rinjtë që sot fatkeqësisht shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje”, tha Basha.
Basha tha se është krenar për të rinjtë shqiptarë që “me aftësi dhe mençuri, shkëlqejnë në universitetet më të mira në botë, ndaj detyra për të cilën mbetem thellësisht i angazhuar, është të bëjmë gjithçka për t’i dhënë mundësinë kujtdo që dëshiron të arsimohet dhe të këtë mundësi të përparojë në jetë”.
“Me mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë, do t’u mundësojmë të rejave dhe të rinjve, të jetësojnë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, e së bashku të ndërtojmë Shqipërinë Europiane”, thotë Basha.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta