Rama: Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja, Basha uron Bajramin nga xhamia e Parrucës

24 Maj 2020 | 10:39

Politikanë dhe diplomatë kanë përcjellë urimet e tyre për Fitër Bajramit. Drejtuesit e dy selive diplomatike kryesore në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe shefi i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca dhanë urimet e tyre për popullin shqiptar në shqip.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ambasadorja Kim dha urimin e saj duke thënë: “Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve”.

Ndërsa ambasadori Soreca, në një postim në Twitter, shkroi: “Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në këto kohë të vështira të sjellin më shumë paqe, shëndet dhe lumturi për familjet tuaja dhe gjithë popullin shqiptar”.

Edhe politikanët shqiptarë bënë paqen e përhershme në festat fetare. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi xhaminë e Parrucës në Shkodër për të dhënë urimin e tij në këtë ditë të shenjtë për komunitetin mysliman.

“Nga zemra iu uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, të gjithë vëllezërve dhe motrave, Gezuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës e të besimit. Në veçanti uroj agjëruesit, që kanë mbyllur sakrifice dhe provash. Zoti ua pranoftë agjërimin, Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!” tha kreu i demokratëve.

Kryeministri, Edi Rama ka uruar Kurban Bajramin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u uron shqiptarëve begati. “Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve. Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026