Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani tregon arsyet pse u bashkua me Albin Kurtin

14 Janar 2021 | 12:59

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ish-kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani nënshkruan sot një marrëveshje për të qenë së bashku në zgjedhjet 14 shkurtit.

Vjosa Osmani në fjalën e saj theksoi se marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

“Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve tanë”, u shpreh ajo. 

“Për dy dekada vendi ynë është udhëhequr nga një mendësi politike e gabuar dhe për ta ndryshuar këtë ne do të garojmë në listën, e cila do të flasë me zërin tuaj, do të frymojë siç frymoni ju dhe do të guxojë ashtu siç guxoni ju t’i dilni ballë çdo sfide”, tha zonja Osmani në tej.

Ajo theksoi se bashkëpunimi me VV-në ka për qëllim luftimin e  kapjes së shtetit, padrejtësisë dhe pabarazisë dhe angazhimit për rimëkëmbje, mirëqenie dhe dinjitet.

“Kjo që është arritur sot shkon përtej emrave individuale, ka qëllime të përbashkëta, atë të luftimit të kapjes së shtetit, padrejtësisë dhe pabarazisë dhe angazhimit për rimëkëmbje, mirëqënie dhe dinjitet”, tha zonja Osmani.

Zonja Osmani u shpreh e vendosur se Kurti do të jetë kryeministri i ardhshëm. 

“Jemi të vendosur për një Kosovë ku secili të sigurojë një jetë të dinjitetshme. Kjo është jo vetëm e mundshme, por edhe e duhur me arritjen e këtij partneriteti, ku Kurti do të jetë kryeministër i vendit tonë”, tha ajo. 

“Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk dorëzohet përballë luftës së pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. Një kryeministër nuk do t’i mbyllë gojën përballë padrejtësive dhe që ka guxim, vizion, integritet dhe dinjitet, që vendos interesin e qytetarëve të vendit para çdo interesi tjetër”, përfundoi zonja Osmani. 

Lexoni gjithashtu:

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Vjosa Osmani kandidate e Vetëvendosjes për Presidente, Albin Kurti: Do t’i legjitimojmë postin

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026