Bashkëpunimi me Ramën? Grida Duma zbulon arsyen e fshehtë të Kryeministrit
Grida Duma gjatë intervistës në “Ilva Now” deklaroi se Partia Demokratike përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, z. Rama po kërkon ta bëjë këtë për të fshehur kapjen e institucioneve.
“Absolutisht jo, nuk ka nevojë fare të flasë me këtë gjuhë artificiale prej ujku që ndërron qimen. Kërkojmë që të funksionojnë institucionet kaq është bashkëpunimi me Ramën. Rama do të mbulojë kapjen e institucioneve me bashkëpunojmë me PD, ta harrojë këtë kjo nuk është peshorja që kemi sakrifikuar deri tani”, u shpreh znj. Duma.
Nga ana tjetër, kandidatja fituese e PD tha se opozita nuk do të luajë rol bllokues për hapjen e negociatave.
“Nuk ka pikën e dyshimit, nuk I kemi bllokuar kurrë negociatat. 9 pikat e Bundestagut erdhën nga reforma në drejtësi jo nga PD. Protestat i konsiderojmë mjet demokratik, reforma në drejtësi i ka bllokuar në themel negociatat jo ne”, u shpreh znj. Duma.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit