Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, në nivel të Abetares së përbashkët

1 Tetor 2020 | 15:14

Iniciativë shumë e mirë vlerësohet të jenë mbledhjet e përbashkëta te dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë dhe nënshkrimi i shumë marrëveshjeve në fusha të ndryshme. Megjithatë, është pritur që gjithë ky angazhim, tani në prag të takimit të gjashtë, të rezultojë më i suksesshëm.

“Nëse e shohim në retrospektivë, përkundër asaj që ka pasur marrëveshje të shumta, shohim që në shumë fusha, qytetarët nuk janë ata që kanë përfituar. Ne kemi parë që shumë marrëveshje janë nënshkruar në bujqësi, por kemi parë gjithashtu që bujqit e të dy anëve janë detyruar të protestojnë për arsye se janë dëmtuar me vendime të ndryshme të qeverive në të dy anët”, shprehet ish-zv. ministër i Arsimit, Nehat Mustafa.

Sidoqoftë, faktin që bashkëpunimi ndër-shqiptar mund të arrihet pa pasur nevojë fare për mbledhje të tilla, e tregon rasti i abetares së përbashkët.

“E di që në vitin 2012 është promovuar Abetarja e përbashkët ku unë nga pala kosovare, respektivisht Ministria e Arsimit dhe z. Halit Shamata nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë, udhëhoqëm dy grupe punuese të cilat në fund përzgjodhën Abetaren e përbashkët”, thotë  Mustafa.

Plani ishte të fillohet me Abetare e të vazhdohet edhe në nivele të tjera të arsimit, si fillor, të mesëm, universitar e sidomos në hartimin e kurrikulave për tekste të arsimit profesional sepse ka mungesë në të dy vendet. Por çfarë ndodhi me këtë plan bashkëpunimi?!

“Unë e di që për momentin ka mbetur tek Abetarja. E di që kornizën e kurrikulit, Kosova e ka miratuar më herët Republika e Shqipërisë e ka marrë si model si bazë për të filluar por nuk është e përbashkët si dokument”, shtoi ai.

Ish zv.ministri i Arsimit, rikujton se përkundër shumë marrëveshjeve të përbashkëta Kosovë- Shqipëri, nuk ka një bilanc të realizimeve apo dështimeve.

“Duhet të dy qeveritë tanimë të bëjnë një analizë të këtij bashkëpunimi. Të dihet saktësisht se sa janë realizuar ato marrëveshje. Nëse nuk janë realizuar, kush janë faktorët që kanë ndikuar në mosrealizimin e atyre marrëveshjeve. Nëse janë faktorë të tjerë që nuk varen prej të dy qeverive, atëherë të rishikohen ato marrëveshje”, thotë Mustafa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026