Gazetari Ejupi e cilëson pozitiv për dy vendet, bashkëpunimin Shqipëri-Turqi në fushën e mbrojtjes

4 Korrik 2021 | 13:07

Gazetari Abdylvehap Ejupi tha për Euronews Albania se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes është diçka normale duke qenë se dy vendet janë aleatë rajonalë, por dhe aleatë të NATO-s.

Zgjerimi i buxhetit prej 8.5 milionë euro do të shërbejë për të blerë dronë në Turqi, që siç tha Ejupi, do të vëzhgojnë dhe do të përcjellin informacione të shpejta mbi luftën ndaj krimit dhe ekonomisë së zezë në përgjithësi.

Dronët, sqaroi gazetari, do të jenë të markës “Kargu”, duke qenë se një dron “Baykar TB2”  kushton 6 milionë euro dhe bashkë me armatimet, një njësi e kësaj marke do të kushtojë 35 milionë euro, kosto që Shqipëria nuk e përballon dot dhe as nuk e ka të nevojshme.

Sipas Ejupit, Shqipëria është një liman i sigurt për investitorët e huaj, përfshirë këtu edhe Turqinë për shkak të të dhënave gjeopolitike, ndërsa shkëmbimi mes dy shteteve do të jetë në të mirë të popujve.

Sa i takon marrëdhënies së ngushtë, jo vetëm shtetërore, midis presidentit Erdogan dhe kryeministrit Rama, gazetari tha se kjo ishte diçka që ndodhte dhe me presidentin e Azejrbaxhanit, Pakistanit dhe princin e Katarit.

Sipas tij këto shtete, Turqia i konsideron aleatë të ngushtë dhe mbi to ndërton politikën e jashtme në rajonet përkatëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026