Bashkëqeverisje PD-PS pas 25 prillit? Jorida Tabaku jep përgjigjen e prerë
Partia Demokratike nuk do të bashkëqeverisë me Partinë Socialiste pas 25 prillit. Kështu u shpreh kandidatja për deputete e PD-së Jorida Tabaku në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
“Këtë e ka sqaruar kryetari i Partisë Demokratike. Nuk ka absolutisht një bashkëqeverisje PD-PS. PD do të jetë forcë fituese, aleanca opozitare do jetë force fituese. Kemi njëkohësisht edhe koalicione parazgjedhore, të cilat do të kthehen në realitet pas zgjedhjeve edhe me forcë tjetër, LSI, që sot kandidon me listën e saj”, tha ajo.
Për znj. Tabaku, Partia Socialiste i ka shkaktuar Shqipërisë depresionin më të madh në këto tre dekada demokraci. Ajo u shpreh se PD-ja dhe aleatët e saj do të fitojnë bindshëm në zgjedhjet e 25 prillit.
“Nuk ka asnjë mundësi që ne të shkojmë në qeveri në atë që ka shkaktuar depresionin më të madh në 30 vitet e fundit me PS. Rendi, krimi, bandat. PD do ta shikoni se do t’i fitojë zgjedhjet bindshëm bashkë me aletet e saj për të bërë ndryshime thelbësore edhe për ata fusha që kanë nevojë”, tha ajo.
Gazetarja Ilva Tare pyeti nëse PD-ja do të pranojë apo jo rezultatin nëse humbet zgjedhjet e 25 prillit, për këtë çështje, Jorida Tabaku nuk dha një përgjigje direkte.
“Opozita është duke marrë të gjitha masat që të votojnë të gjithë qytetarët, që të kenë një zgjedhje dhe zgjidhje të drejtë. Është duke bërë të mundur të mos ketë asnjë incident. Ajo është duke bërë një fushatë, ku flitet për program, ku nuk nxitet dhunë. Rezultati i zgjedhjeve është se PD fiton bindshëm. PD do të fitojë zgjedhjet”, shtoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
Jorida Tabaku: PD ka ‘grup për mbrojtjen e votës’ më 25 prill
Jorida Tabaku: Të gjitha PPP do t’i kalojmë në skaner, do japim me koncesion vetëm burimet natyrore
Jorida Tabaku: Votues të zhgënjyer të PS në 2013, sot po mbështesin PD
Tabaku zbërthen dobitë e taksës së sheshtë: Paga 0-30 mijë lekë nuk do taksohet
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta