Bashkia e Tiranës rikthen abonenë e përgjithshme
Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthejë nga 1 korriku shitjen e abonesë së përgjithshme për qytetarët, të cilët përdorin transportin urban.
Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor arriti të kryejë më shpejt procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës.
Vendimi për të hequr nga qarkullimi për tre muaj abonenë e përgjithshme krijoji pakënaqësi të shtuar tek qytetarët, të cilët zhvilluan protesta në rrugë duke e cilësuar këtë akt si të dëmshëm.
Ata përsërisin faktin se heqja e abonesë së përgjithshme për një periudhë tre mujore po u rrit kostot e përditshme.
“Në asnjë vend të botës nuk paguhet për çdo linjë autobusi çmim më vete, është komplet absurde, për më tepër që kur u rrit çmimi i biletës nuk u përmirësua asnjë kusht për transportin publik”, theksuan qytetarët teska ishin mbledhur në protestë pak ditë më parë për t’i kërkuar bashkisë të rikthente abonenë në treg.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta