Bashkia Shkodër, Voltana Ademi: Parashikojmë një vit të vështirë

8 Dhjetor 2020 | 09:34

Në një intervistë për Euronews Albania, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Andemi tha se është duke kaluar një vit i vështirë dhe vështirësitë vazhdojnë akoma.

“Bashkia Shkodër është ndër bashkitë që vetë financon aktivitetet e saj, shërbimet dhe investimet në 100% të rasteve” – tregoi znj. Ademi teksa sqaroi se si është situata ekonomike atje.

Ajo tha se parashikohet një ulje e të ardhurave dhe realizimi i buxhetit mund të shkojë deri në 80% të asaj çfarë ishte parashikuar.

Sektori i biznesit është ai qe Voltana Ademi e përmendi si më të dëmtuarin nga pandemia.

“Ne kemi një numër progresiv në rritje, shumë më të lartë të bizneseve që janë mbyllur, janë në gjendje pasive,” – u shpreh kryetarja e Bashkisë Shkodër.

Ajo nuk la pa përmendur dhe turizmin, si një sektor që ka vuajtur pasojat e pandemisë.

“Shkodra duke qenë një vend turistik ka vuajtur për shkak të pamundësisë për të pritur turistë,” – tha Ademi.

Ajo theksoi se për pamundësi të realizimit të të ardhurave, bashkia Shkodër ka financuar diku te 11 objekte më pak nga ç’ishin parashikuar për t’u bërë.

Së fundmi Voltana Ademi tregoi se është bërë planifikimi i buxhetit të vitit të ardhshëm duke theksuar se do të përpiqen të mbajnë nivelin e këtij viti dhe sipas saj edhe viti 2021 do të jetë një vit i vështirë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Bashkitë në vështirësi, pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor

Pandemia, Gjergji Goro: Bizneset në Himarë gjatë sezonit turistik siguruan shpenzimet e tyre

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026