Bashkia Vlorë thotë se e ka shkarkuar, drejtori i ujësjellësit vijon punën
Bashkia Vlorë pretendon se ka ndërprerë marrëdhëniet financiare me drejtorin e ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj, mirëpo ky i fundit vijon të shkojë normalisht në zyrë.
Leskaj është akuzar nga kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, se ka shpërdoruar detyrën duke përvetësuar librat e protokollit dhe vulën e institucionit që ai drejton duke firmosur për tenderë të ndryshëm.
Përplasja mes dy zyrtarëve në Vlorë përshkallëzoi ditën e djeshme aq sa përfaqësuesit e dy institucioneve u thirrën në polici.
Por sot situata duket ndryshe. Përmes një shkrese drejtuar mediave, drejtoria e ujësjellësit informoi se Leskaj do të vazhdojë detyrën. Nga Bashkia Vlorë ndërkohë nuk ka pasur koment.
Leskaj këmbëngul se shkarkimi i tij është i paligjshëm pasi ujësjellësi është shoqëri aksionere dhe për shkarkimin e tij vendos vetëm bordi ekzekutiv.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta