Bashkimi Europian heq kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë
Qeveritë e Bashkimit Evropian vendosën ditën e sotme të heqin kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, megjithatë disa shtete anëtare të unionit mund të kërkojnë një test negativ të COVID-19 ose karantinë disa ditorë për të lejuar hyrjen në vend.
Shqipëria, Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani do të shtohen në listën e vendeve të sigurta për të udhëtuar, ndërsa rajonet administrative kineze Hong Kong dhe Makau do të përfshihen vetëm në rast të reciprocitetit.
Vendet e BE rekomandohen gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit edhe për Australinë, Izraelin, Japoninë, Zelandën e Re, Ruandën, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.
Sidoqoftë, secili vend i Bashkimit Europian ende mund të kërkojnë një test negativ të COVID-19, ose një periudhë karantinimi për vizitorët.
Vendimi i marrë këtë të mërkurë pritet që të formalizohet të premten por ende nuk është e qartë prej cilës datë do të nisin të zbatohen rregullat e reja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lehtësimi i kufizimeve, në Francë hapen palestrat. Fluks kërkesash për certifikatën e vaksinimit
- BE-ja lehtëson kufizimet për pushimet verore, shmangen testet dhe karantinat
- Cilat shtete europiane kanë më pak kufizime për udhëtimet?
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta