Bashkimi Evropian njofton zyrtarisht takimin mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç

11 Qershor 2021 | 21:32

Bashkimi Evropian zyrtarisht ka njoftuar për takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Sipas një njoftimi të BE-së, takimi do të realizohet të martën më 15 qershor në Bruksel, ndërsa pjesëmarrës do të jenë kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe i ingarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

“Të martën, 15 qershor, një takim i nivelit të lartë i Dialogut Beograd-Prishtinë do të zhvillohet në Bruksel. Do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i cili mbështetet nga Përfaqësuesi Special i BE Miroslav Lajçak. Do të marrin pjesë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit dhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi Special i BE pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00). Deklaratat do të transmetohen në EbS dhe do të ndahen me shkrim në faqen e internetit të EEAS”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Për dialogun gjatë vizitës së fundit në Kosovë kanë folur edhe i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit Mathew Palmer, raporton Kosova Press.

Ata thanë në Prishtinë se BE dhe SHBA mbesin të përkushtuara në dialogun Kosovë-Serbi, me qëllimin final arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Sa i përket qëllimit final të marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfaqësuesi i SHBA Mathew Palmer ishte i drejtpërdrejtë.

Sa u përket kompromiseve të mundshme në dialogun Kosovë-Serbi, që do të çonin drejt arritjes së një marrëveshjeje finale, Palmeri tha se për “kompromise u takon palëve që të diskutojnë dhe të vendosin”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç nuk do të jetë për dialogun e moçëm, por diskutim për formatin e bisedimeve për të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026