Bashkimi Evropian po përgatitet t’i përgjigjet tarifave të reja të Trump për makinat

27 Mars 2025 | 14:47

Bashkimi Evropian është duke përgatitur një përgjigje ndaj tarifave të reja për importet e makinave të shpallura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot Komisioni Evropian (KE).

Zëdhënësi i KE-së, Olof Gill, u tha gazetarëve se BE-së i vjen keq që tarifat e reja të SHBA-së ndaj vendeve anëtare të BE-së do të hyjnë në fuqi javën e ardhshme, duke theksuar se Brukseli po përgatitet për këtë, njoftoi Reuters.

Gill deklaroi se nuk mund të jepte një datë të saktë se kur BE do të vendoste tarifa reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara, por tha se mund të jepte garanci se përgjigja do të ishte në kohë dhe e fortë dhe se do të arrinte efektet e synuara.

Mbretëria e Bashkuar nuk dëshiron të përshkallëzojë luftën tregtare me SHBA-në, tha ministrja britanike e financave Rachel Reeves, ndërsa Franca dhe Gjermania po bëjnë thirrje për një përgjigje të fortë të Bashkimit Evropian ndaj tarifave të reja të SHBA që godasin industrinë evropiane të makinave.

“Luftërat tregtare nuk janë të mira për askënd. Ne nuk jemi në një pozicion për momentin për të marrë masa që mund të çojnë në përshkallëzim”, tha Reeves për Sky News, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Britania do të vendoste tarifa reciproke kundër SHBA.

Nga ana tjetër, ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Haber, vlerësoi se vendosja e tarifave për makinat e importuara, të cilën Trump e shpalli të mërkurën, kërkon një përgjigje vendimtare nga BE-ja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026