Bashkimi Kurti-Osmani, kreu i PDK-së: S’është koalicion për qytetarët, por për karrige e poste
Kandidimin e Vjosa Osmanit në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, për ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj është bashkim, i cili sipas tij nuk i sjellë të mira Kosovës.
Ai thotë se kjo lëvizje nuk u shërben qytetarëve, por posteve të tyre personale. Gjatë një konference për mediet, Enver Hoxhaj tha se i vetmi subjekt politik që ofron program të mirëfilltë qeverisës është Partia Demokratike e Kosovës.
“Zonja Osmani thjesht aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe tregoi që ky koalicion nuk është për qytetarët. Por, është koalicion për poste, për karrige, diçka çka në të kaluarën të dytë e kanë kundërshtuar si kulturë politike në Kosovë. Unë nuk kam dëgjuar se kanë pika të përbashkëta programore, dhe i vetmi subjekt politik. i cili në këto zgjedhje garon me program të qartë… ringritjen e Kosovës si shtet në hartën ndërkombëtare, është PDK”, tha Hoxhaj.
Ai u kthye mbrapa në kohë, ndërsa shpRehu kritika për koalicionin LDK-VV në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Sipas tij ky bashkëpunim do mbetet shenjë turpi në historinë e partive politike të Kosovës.
“Ata të cilët pretendojnë që ishin koalicion i shpresës, kësaj here kanë ndarë vetëm karriget dhe postet se ku do të ulen. Unë jam i sigurt që vota do të jetë për PDK-në, që unë do ta udhëheq qeverinë e Kosovës dhe se ky koalicion i karrigeve të ndara do të mbetet vetëm fusnotë e turpshme në historinë e partive politike të Kosovës”, shtoi Hoaxhaj.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta