Bashkimi Shëndetësor Evropian, nisma për një reagim të përbashkët ndaj krizave shëndetësore

11 Nëntor 2020 | 20:43

Bashkimi Evropian po propozon plane për të përmirësuar përgatitjen dhe koordinimin e vendeve anëtare në rast të një emergjence të mundshme nga pandemia e koronavirusit.

Kështu, Unioni propozoi ngritjen e një “Bashkimi Evropian Shëndetësor” për të mbrojtur qytetarët nga rreziqet shëndetësore, përfshirë ato që vijnë nga COVID-19.

“Duke përforcuar mandatin e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të mund të bëjmë rekomandime. Do të mund të kërkojmë nga vendet anëtare që të ofrojnë të dhënat dhe informacionet, do të monitorojmë kapacitetet në spitalet e tyre, qendrat e terapisë intensive dhe stafin. Gjithashtu do të mund të dërgojmë grupe ekspertësh aty ku është e nevojshme,” – u shpreh Stella Kyriakides, komisionere e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore

Sa i përket vaksinën që po përgatitet nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech ekspertët janë optimist.

“E di që të gjithë mezi presin ta bëjnë pa kompromentuar rregullat e sigurisë dhe cilësinë, por është ende herët. Me optimizëm, mendoj se do të jetë gati tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, por s’mund të jem më e saktë,” – tha Andrea Ammon nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Blloku prej 27 vendesh anëtare konfirmoi së fundmi se bilanci i vdekjeve nga pandemia po i afrohet kuotës së 200 mijë njësive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026