Bashkitë dështojnë me mbetjet, KLSH: Probleme në Durrës e Vlorë, shëndeti në rrezik
Një pjesë e bashkivë të vendit po rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe financat e tyre. Shkak janë mbetjet që ato depozitojnë, të cilat nuk menaxhohen me efikasitet.
Bashkitë në Shqipëri nuk i menaxhojnë dot mbetjet.
Dëshmi e dukshme e këtij problemi, është Vlora, banorët e së cilës po helmohen për të tretin vit radhazi nga djegia e tyre në landfill. Probleme me menaxhimin ka edhe Durrësi, Shkodra e Vlora.
Përfundimi del në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjen në Bashkinë e Durrësit shtim të kostove dhe mungesë parash.
“Bashkia e Durrësit nuk ka arritur të mbledhë të gjitha të ardhurat e planifikuara nga tarifa e pastrimit. Arsyeja kryesore e mosmbulimit të shpenzimeve është ndryshimi i vend-depozitimit të tyre në landifillin e Sharrës. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm peshën në buxhetin e bashkisë”.
Lidhur me Bashkinë e Vlorës, raporti sjell në vëmendje pasojat shëndetësore tek njerëzit dhe pasojat ekonomike, në zhvlerësimin e pronave përreth landfillit.
KLSH vlerëson se edhe sa i takon përllogaritjes së tarifës së pastrimit bashkitë e audituara, nuk marrin në konsideratë madhësinë e familjes dhe bizneseve. Një vlerësim i tillë, do të conte në vendosjen e një tarife më të drejtë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta