Bashkitë leje për panelet, biznesi kërkon thjeshtim procedurash për vetëprodhimin

5 Tetor 2022 | 17:47

Një pjesë e bashkive të vendit kërkojnë leje ndërtimi nga bizneset që duan të instalojnë panele diellore për të prodhuar energji për veten.

Përfaqësues të biznesit e ngritën si shqetësim në një takim me ministren e Energjisë, Belinda Balluku. Nikolin Jaka tha se është krijuar një ngërç, ku OSHEE jep miratimin për lidhjen me rrjetin, por investimi i bizneseve pengohet nga mungesa e lejes së ndërtimit nga bashkitë.

“E trajtojnë si leje ndërtimi vetëprodhimin dhe që s’ka sens. E mira është që ta marrin vesh që panelet nuk janë leje ndërtimi por një procedurë lehtësuese për sipërmarrjet prodhuese”- tha ai.

Kërkesa e biznesit është thjeshtimi i procedurave dhe zbatimin e tyre njësoj në të gjithë vendin, duke sjellë si shembull Maqedoninë e Veriut, ku prej fillimit të shtatorit nuk kërkohet leje ndërtimi për vendosjen e paneleve diellore nga vetë-konsumatorët e energjisë.

Një tjetër shqetësim që ngriti biznesi lidhej me daljen e një pjese të tyre në tregun e lirë. Kjo, sipas Jakës dëmton konkurrencën. Janë mbi 7 mijë biznese që janë të lidhura me tensionin e lartë që kanë dalë në treg të lire që prej muajit janar dhe që e paguajnë energjinë me çmimin e tregut, ose deri në katër herë më shumë se bizneset që janë të lidhur me tensionin e mesëm me OSHEE.

Ministrja Balluku tha se do të shqyrtohen mundësitë në lidhje me këtë kërkesë të biznesit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026