Bashkitë në vështirësi, pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor

8 Dhjetor 2020 | 07:01

2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore, por edhe ato të qeverisjes lokale.

Të dhënat e raportit 9 mujor të përgatitur nga Projekti Financat Lokale i financuar nga SECO/Qeveria Zvicerane, bën të ditur se në  9 muaj  janë realizuar 73% e planit vjeto,  në raport me një vit më parë.

Për të njëjtën periudhë të ardhurat në total për bashkitë rezultojnë me një rënie prej 2.2 mld lekësh.

Dukshëm efekti i COVID-19 dhe mbyllja që iu bë ekonomisë, rënia e konsumit si dhe masat e ndërmarra përfshirë kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e taksave mbi të gjitha të taksave vendorë që këtë 9 mujor kanë rënë me 14% dhe më pas taksa e pasurisë me rreth 7% krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat kryesore te bashkive janë nga “Taksa e ndikimit në infrastrukturë” dhe  “Taksa mbi ndërtesën”.

Në krahun e shpenzimeve bashkitë kanë përmbushur rreth 77% të planit vjetor dhe janë vetëm 2% më pak se sa një vit më parë.

Kjo tregon se pushteti vendor nuk është prekur dhe aq në shpenzimet për programet e tij. Por gjithsesi duket se thuajse 40% të shpenzimeve e kanë zënë ato për paga ndaj personelit kurse investimet zunë 9.4% të totalit .

Një raport ky që është 24% më i ulët se sa 9 mujori i një viti më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026