Bastet sportive online, detyrim identifikimi për lojtarët, kërkohet ID dhe numër kontakti
Lojtarët që do të vendosin bastet sportive online duhet të identifikohen në sistem me kartë identiteti.
Në aktet nënligjore që po miratohen nga Ministria e Financave, njeri prej tyre përfshin detajet personale për t’u përfshirë në sistem.
Vendimi i botuar ne Fletoren Zyrtare, synon rritjen e sigurisë, transparencës dhe kontrollit të këtij aktiviteti, duke vendosur rregulla të qarta për operatorët e licencuar.
Sipas këtij vendimi, çdo lojtar duhet të regjistroje edhe adresën e banimit dhe email-in ose numrit të telefonit. Po ashtu, faturat dhe transaksionet financiare, duhet të regjistrohen dhe monitorohen në kohë reale nga autoritetet përkatëse. Rregullat e reja synojnë të ndalojnë minorenët në vendosjen e basteve, përmes identifikimit të datëlindjes nga karta e identitetit, ndersa ligji garanton mbrojtjen e të dhënave personale pas regjistrimit.
Një tjetër element i rëndësishëm është integrimi i detyrueshëm i platformave me sistemet shtetërore të monitorimit, duke mundësuar raportimin automatik të të gjitha basteve, fitimeve dhe pagesave.
Ligji për bastet sportive është miratuar, por nuk ka nisur të zbatohet pasi janë një sërë aktesh nënligjore të cilat duhet të miratohen në ministrinë e Financave, për të vendosur kontroll dhe rregulla të forta në këtë segment të lotarive në vend.
Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit