EULEX “rrethon” dy shtëpitë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi
Dy shtëpitë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit janë rrethuar dhe kontrolluar nga forcat speciale të EULEX–it dhe Policisë së Kosovës, që në orët e para të mëngjesit.
Me dhjetra trupa policore, të armatosur rëndë kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar edhe lëvizjet e familjarëve. Këta të fundit, kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi nuk dinë se çfarë po ndodh.
Megjithatë, dyshimet e tyre bien mbi rolin dhe veprimtarinë që Krasniqi ka pasur në UÇK, gjatë periudhës së luftës.
Mbi operacionin që u zhvillua në Prishtinë, ku ndodhet njëra shtëpi dhe në fshatin Negrovac të komunës Drenas, ku ndodhet shtëpia tjetër, u shpreh edhe Gjykata Speciale, duke komentuar se ky kontroll në banesën e Jakup Krasniqit, është duke u kryer me urdhër të Prokurorit të Zyrës së Specializuar, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX.
Aktualisht Jakup Krasniqi, mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate. Më parë ai ka qenë i emëruar si ministër i Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës, si dhe ka drejtuar Kuvendin e Kosovës nga viti 2007 deri në vitin 2014.
Gjatë periudhës së Luftës, Jakup Krasniqi, ka mbajtur poste të rëndësishme në UÇK, ku ka qenë edhe zëdhënës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta