Bastisjet e EULEX-it, sekuestrohen disa dokumente nga selia e Partisë Demokratike të Kosovës
Pjesëtarë të EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreut të PDK-së Kadri Veselit si dhe deputetit të VV-së Rexhep Selimit, një ditë pas transferimit të tyre në Hagë.
Korrespondenti i Euronews Albania nga Prishtina, Jeton Musliu shprehet se ky aksion ka nisur rreth orëve 09:30 e mëngjesit të sotëm, ndërsa ka zgjatuar deri në orën 15:00.
Ai thekson se hetuesit e EULEX-it kanë sekuestruar disa dokumente në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e tyre.
“Bastisjet kanë filluar që në orën 09:30 të mëngjesit të ditës së sotme dhe në 15:00 ka përfunduar bastisja në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçit, ku hetuesit janë larguar nga aty, ndërkohë bastisjet në shtëpinë e kreut të PDK-së, Kadri Veseli kanë përfunduar në orën 14:00. Kanë përfunduar po ashtu edhe bastisja e shtëpisë së shefit të Grupit Parlamentare të VV-së. Ajo që vlen të theksohet sot është se nga selia e PDK-së hetuesit kanë dalë me disa dokumente jashtë, të cilat i kanë konfiskuar”, tha ai.
Dhomat e Specializuara njoftuan se të hënën, me 9 nëntor në orën 11:00, do të mbahet seancë ndaj të akuzuarit Jakup Krasniqi, kurse pasditen e të njëjtës ditë në orën 15:00 do të ketë seancë ndaj ish-Presidentit Thaçi.
Lexoni gjithashtu:
EULEX bastis shtëpinë e Thaçit, Veselit dhe Selimit, priten arrestime të tjera
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta