Bayern Mynih fiton ndaj Borusia Dortmund dhe hedh një hap drejt titullit, kryendeshja luhet në stadium të boshatisur

27 Maj 2020 | 08:03

Është luajtur dje në “Signal Iduna Park”, kryendeshja e javës së 28-të Bundesligës Gjermane, mes Dortmundit dhe Bayernit të Mynihut. Bavarezët fituan në këtë takim me rezultatin 1-0, duke forcuar pozitat e tyre në krye të klasifikimit. 

Bayern Munich triumfoi në klasiken gjermane përballë Borusia Dortmund me rezultatin 1-0 me gol të realizuar nga Kimish në minutën e 43 të pjesës së parë.

Një ndeshje që u luajt me një stadium të boshatisur si kurrë më parë për shkak të COVID-19. Pavarësisht përpjekjeve të Haland, Hakimi dhe Sanços, verdhezinjtë nuk arritën të kthejnë rezultatin.

Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për bavarezët që konsolidojnë pozitat në kreun e klasifikimit të Bundesligës gjermane.

Tashmë diferenca me Borusia Dortmund që mban vendin e dytë shkon në 7 pikë. Një sukses ky që e afron Bayernin akoma më shumë me titullin kampion pasi në 27 javë kampionat ka arritur të grumbullojë 67 pikë.

Futbolli gjerman rinisi aktivitetin e tij më 16 maj, nën një protokoll të veçantë masash, ku herë pas here bëhet dezinfektimi i topit, rezervat duhet të jenë të distancuara nga njëra-tjetra, ndërsa golat duhet të festohen në distancë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026