Bayern paguan 45 milionë euro, Sané largohet nga Manchester City

1 Korrik 2020 | 05:59

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm Leroy Sané do të jetë futbollist i BayernitMynihut. Bavarezët kanë arritur marrëveshjen me Manchester City-in, teksa do të paguajnë 45 milionë euro për shërbimet e lojtarit. 

Sané ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçare me bavarezët, pasi gjermani refuzoi të nënshkruante marrëveshje të re me skuadrën e Pep Guardiolës.

Sulmuesi i krahut të majtë u soll në Angli në vitin 2016, kur asokohe Guardiola e kërkoi me ngulm nga Schalke 04, klub me të cilin kishte debutuar  duke ardhur nga akademia.

Tridhjetë milionë euro ishte shuma që anglezët paguan asokohe, mirëpo lidhja e fortë e fillimit, trajner-lojtar, nuk zgjati shumë kjo edhe për shkak të lëndimeve.

Pas 135 ndeshjesh ku shënoi 39 gola dhe shërbeu 45 asiste, 24 vjeçari vuajti një lëndim serioz siç është lëndimi i ligamentit kryqëzor të gjurit.

Gjatë këtij sezoni ai u pa vetëm një herë në fushë, saktësisht vetëm 11 minuta kundër Burnley-it një javë më parë.

Në krahun e majtë të sulmit City ka titullar të palëvizshëm Raheem Sterlingun, ndërsa herë pas here ka aktivizuar atje edhe Gabriel Jesusin apo Bernardo Silvan, lojtarë të cilët përgjithësisht luajnë në krahun e djathtë ose në qendër të sulmit.

Edhe te Bayerni Sané duket se do të duhet të punojë shumë për të merituar vendin e titullarit, pasi krahu i majtë atje diskutohet nga dyshja Ivan Perisic dhe Kingsley Coman.

 

Lexoni gjithashtu:

La Liga dhe Serie-A, Atletico ndal Barcelonën, Juventus rinis marshimin në krye

Clemens Tönnies dorëhiqet si president i Schalke 04

Kupa e Afrikës shtyhet për në vitin 2022, anulohet formati i vajzave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026