Bayern përjashton sërish mundësinë për transferimin e Cristiano Ronaldos

29 Nëntor 2022 | 14:48

Bayern Munchen nuk do të nënshkruajë një kontratë me Cristiano Ronaldon. Drejtori i klubit gjerman, Oliver Kahn ka hedhur sërish poshtë mundësinë që portugezi të transferohet në Gjermani.

Ai u shpreh se Bayern ka një strategji dhe filozofi të ndryshme, me të cilë 37-vjeçari nuk do të mund të përshtatej.

“Mund të përjashtoj një lëvizje për Ronaldon. E kemi marrë parasysh, të gjithë e duam Ronaldon, por strategjia është e ndryshme. Ne kemi një ide të qartë, filozofinë se si duhet të bashkohet skuadra jonë”, ishte përgjigjja e Kahn, publikuar nga gazetari sportiv, Fabrizio Romano në Twitter.

Edhe më parë, është përfolur për një kalim të mundshëm të Ronaldos te Bayern, por diçka e tij është mohuar nga Oliver Kahn.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026