Bayern shpallet kampion, bavarezët fitojnë titullin e tetë radhazi dhe të 30-in në histori

17 Qershor 2020 | 06:54

Bayern Munich vijon të dominojë kampionatin dhe futbollin gjerman pasi arriti të siguronte titullin e 30-të në histori dhe të tetin në tetë sezonet e fundit.

Bavarezët fituan 1-0 në tansfertën e Werder Bremen dhe kaq mjaftoi për të mbyllur llogaritë e titullit 2 javë para përfundimit të kampionatit.

Robert Lewandovski ishte autori i golit. Për polakun ky ishte goli i 31 në këtë sezon të Bundesligës. Bayern me sa duket nuk ka konkurrent në Gjermani.

Pavarësisht përpjekjeve të rivalëve, ka rezultuar shumë e vështirë që t’i rrëmbehej titulli kampion nga duart.

Tashmë kampionët e Gjermanisë do të përqendrohen në dy kompeticionet e tjera që janë Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026