BE: Beogradi dhe Prishtina kanë dorëzuar përgjigje për propozimin franko-gjerman
Zëdhënësja e BE-së për Punët e Jashtme, Nabila Masrali deklaroi se Beogradi dhe Prishtina kanë dorëzuar përgjigje për propozimin franko-gjerman, në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve.
Referuar deklaratës së përfaqësuesit së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borelj, se pret reagimin e Beogradit dhe Prishtinës lidhur me propozimin, ajo saktësoi se do të diskutohet me të dyja palët në ditët në vijim, shkruan Euronews Serbia.
Masrali tha gjithashtu se “propozimi gjermano-francez iu paraqit Beogradit dhe Prishtinës për të bërë përparim konkret dhe të pakthyeshëm në rrugën drejt realizimit të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve”.
Sipas saj, gjatë agresionit rus në Ukrainë nuk mund të ketë tension në Evropë dhe se kriza e përhershme duhet të tejkalohet dhe tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës të zvogëlohen.
“Në këtë kontekst, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme kërkoi nga të dyja palët që të bëjnë progres të shpejtë në propozim dhe i dha mandat përfaqësuesit special Miroslav Lajçak që të zgjasë bisedimet me palët. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të përfitojnë nga këtë mundësi dhe për të ndërmarrë një hap historik në normalizimin e marrëdhënieve, i cili është vendimtar për përparimin e tyre drejt BE-së”, nënvizoi Masrali.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta