BE dënon veprimet e Albin Kurtit për masat e reciprocitetit kundër Serbisë
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila vendosi të aplikojë masa të reja reciprocitetit ndaj Serbisë.
Me një reagim në “Twitter”, Lajçak shprehet i zhgënjyer për vendimin e qeverisë Kurti, duke thënë se veprime të tilla pengojnë rifillimin e dialogut.
Ai më tej kërkon që kjo masë e marrë ditën e djeshme duhet të hiqet menjëherë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkroi në faqen e tij zyrtare se asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron mbishkrimi “Republika e Kosovës”.
“I zhgënjyer për masat e reja të reciprocitetit, të vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë. Siç është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog t’i zbatojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet e kaluara”, shkruan ai.
Lexoni gjithashtu:
Albin Kurti merr 6 vendime kyçe, aplikon masën e radhës kundër Serbisë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta