BE do të vendosë në fund të javës nëse do të hapë kufijtë me Shqipërinë, RMV dhe Kosovën

24 Qershor 2020 | 10:47

Në kuadër të hapjes së kujdesshme të kufijve, Bashkimi Evropian po shqyrton një listë me shtete qytetarët e të cilave do të lejohen të udhëtojnë drejt BE.

Një listë e siguruar nga korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri tregon se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk figurojnë në grupin e vendeve për të cilat diskutohet hapja e kufijve të BE nga 1 korriku.

Megjithatë, Euronews Albania ka mësuar se vendet anëtare po diskutojnë lidhur me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe se do të marrin vendim nga fundi i javës.

Bazuar në klasifikimin e rrezikshmërisë, edhe vendet e tjera të Ballkanit që figurojnë në listë si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë pak shanse për udhëtim drejt BE.

Java e tretë e qershorit në Ballkanin Perëndimor regjistroi rreth 70 viktima e mbi 3,000 të infektuar të tjerë duke e rënduar më tej bilancin rajonal në 877 të vdekur nga mbi 28 mijë raste me COVID-19.

Vala e re e infeksionit, e përshkallëzuar javën e dytë të këtij muaji, vazhdon të ketë prirje shqetësuese, sidomos në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri.

Maqedonia e Veriut mbetet vendi që po vuan më shumë. Atje këtë javë pati mbi 900 raste të reja dhe 46 viktima, ndërkohë që vlen të theksohet se mbi 40 raste të reja u pikasën edhe në Mal të Zi, vend i cili në fillim të muajit pati deklaruar daljen nga pandemia.

Këshilli i BE-së ka zhvilluar disa takime të niveleve të ndryshme, së fundmi në atë të ambasadorëve, por pa arritur ende në një vendim për një listë të gjelbër vendesh ndaj të cilave kufijtë e BE-së pritet të hapen duke nisur nga 1 korriku.

Kriteret bazë për këtë, sipas rekomandimit të Komisionit të 11 qershorit, duhet të jetë një situatë e ngjashme apo më e mirë epidemiologjike se në vendet anëtare të BE-së, aftësia për mbrojtjen e shëndetin gjatë udhëtimit, dhe reciprociteti në hapjen e kufijve.

Lexoni gjithashtu

Bilanci rajonal i COVID-19, rreth 70 viktima dhe mbi 3000 të infektuar, virusi rikthehet në Mal të Zi

BE ende pa vendim për hapjen e kufijve me Ballkanin më 1 korrik

BE hap kufijtë më 1 korrik, por jo për SHBA-të, Brazilin, Rusinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026