BE ende pa kuadër negociues për Shqipërinë, reagon ish-ministri Bushati

18 Dhjetor 2020 | 20:15

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shfaqur rezerva për ngrirjen e procesit të zgjerimit në Bashkimin Evropian referuar zhvillimeve më të fundit në përfundim të Presidencës gjermane të BE-së.

Z. Bushati thotë se dështimi për miratimin e një kuadri negociues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe mos hapja e kapitujve të rinj për Serbisë tregojnë një ngecje të procesit.

Në një reagim në Twitter, ish-ministri i Jashtëm e cilëson të pasuksesshme deri tani metodologjinë e re të zgjerimit pasi vetë BE ende nuk ka mbështetur konkluzionet për zgjerimin.

“Pavarësisht se Komisioni Europian miratoi metodologjinë e re të Zgjerimit në shkurt, 2020 po përmbyllet pa kuadrin negociues për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mali i Zi çeli kapitullin e fundit të negociatave; Nuk janë hapur kapituj të ri për Serbinë; Konkluzionet e Këshillit për zgjerimin nuk janë mbështetur nga BE”, shprehet Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026