BE gati të lehtësojë sanksionet për Sirinë, kushëriri i Asadit: Mos i inkurajoni
Disa sanksione të Bashkimit Evropian ndaj Sirisë do të hiqen si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të BE-së për të ndihmuar në stabilizimin e Damaskut pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad në dhjetor, por kushëriri i Bashar Al-Assad ka dërguar një letër vendeve të BE-së duke u kërkuar që këto sanksione të mos hiqen.
Ribal Al Assad kreu i Organizatës për Demokraci dhe Liri në Siri ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronws Albania ku tha se Europa nuk duhet të heqë sanksionet ndaj Sirisë, pasi sipas tij, lideri i Sirisë, Ahmed Al-Sharaa e ka mbushur vendin me terroristë.
“Duhet të kujtojmë se njerëzit që rrëzuan regjimin në Siri janë rebelë islamikë radikal. Kryetari i tyre ka qenë shef i franskionit të ISIS dhe kanë kryer mijëra mizori dhe masakra. Si mund të inkurajohet një njeri tillë nga e gjithë bota, duke e njohur atë apo duke i hequr sanksionet duke i ofruar më shumë të ardhura.
Duhet të keni parasysh se ç’do të thotë ky grup për të gjithë botën. Nuk mjafton që ai të vesh një kostum e një kravatë e të thotë “më vjen keq”. Këta përbëjnë grupe terroriste. Ai ka thirrur terroristë të shumtë të lindjes së mesme që të mblidhen e të jetojnë në Siri duke i pajisur ata me pasaporta.
Ka pasur jordanezë, shqiptarë, egjiptian, janë rreth 22 mijë xhihadistë që mund të dërgohen drejt Europës përmes Qipros. Mund ta marrim me mend rrezikun që do ti sillte kjo europës dhe gjithë botës”, tha Al Assad.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve