English

BE i hap “dritën jeshile” aktit për AI. KE: Ligji i parë do të votohet në prill

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian vijon hapat drejt krijimit të rregullave për përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Një grup ekspertësh nga gjithë vendet të unionit do t’u jap përgjigjeve pyetjeve të zyrtarëve evropianë mbi Inteligjencën Artificiale, para se ligji të kaloj për votim në Parlament.

- Advertisement -

Aprovimi i ligjit të parë në histori për të rregulluar përdorimin e Inteligjencës Artificiale, ka ngritur një grup ekspertësh për të ndihmuar 27 shtetet anëtare të BE-së nga Komisioni Europian, për t’ju përgjigjur pyetjeve rreth zbatimit të tij.

Për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndryshme rreth sigurisë së produktit, sekretet tregtare, të drejtën e autorit, identifikimin biometrik dhe zbatimin e ligjit, mbledhja e grupit të ekspertëve vjen pas miratimit të rregullores AI në takimin e ambasadorëve të BE-së të premten e kaluar (2 shkurt).

Në një botë ku inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme me lehtësirat dhe automatizmin që ofron, së bashku me to vijnë dhe rrisqet.

Gjermania shprehu mbështetje për grupin e punës. Nga ana tjetër Franca donte më shumë qartësi në lidhje me sekretet tregtare, ndërsa Hungaria kërkoi më shumë detaje në lidhje me zbatimin e ligjit.

Si një përpjekje e parë në botë për të rregulluar teknologjinë sipas një qasjeje të bazuar në rrisqe, mbledhja e grupit të ekspertëve shënon një kapitull të ri në implementimin e AI në jetën e qytetarëve të BE-së.

Ligji i ndan sistemet e AI në katër kategori kryesore sipas rrezikut të mundshëm që ato paraqesin për shoqërinë. Gjatë procesit të negociatave, disa vende, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë, ishin skeptikë në lidhje me rregullimin e të ashtuquajturave modele fondacioni si ChatGPT.

Marrëveshja pritet të kaloj për votim plenar në Parlamentin Europian në muaj. Pas kësaj, akti pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti dhe përfshin një periudhë zbatimi deri në 36 muaj. Kërkesat për modelet e AI do të fillojnë të zbatohen pas një viti dhe brenda gjashtë muajve vendet e BE-së do të duhet të heqin gradualisht sistemet e ndaluara.

Krahas grupit të ekspertëve, komisioni po ngre edhe katër organe mbikëqyrëse dhe përmbaruese. Zyra e IA do të ngarkohet me mbikëqyrjen e zbatimit, së bashku me rregullatorët kombëtarë. Një Bord Evropian i Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë përfaqësues të çdo shteti anëtar, do të ndihmojë komisionin dhe vendet e BE-së të ndajë përvojën rregullatore.

Një Forum Këshillimor do të përbëhet nga përfaqësues të industrisë, akademisë dhe shkencave për të dhënë të dhëna teknike mbi Aktin e AI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?