BE i jep 103.3 milionë euro Shqipërisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe integrimin
Shqipëria do të përfitojë nga një paketë prej 103.3 milionë eurosh grante të cilat u miratuan së fundmi nga Komisioni Evropian.
Lajmi u bë me dije përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë në Twitter nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
“Për të ndihmuar me COVID-19, i kemi bërë disa ndreqje fondit aktual për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e sprovave sociale dhe ekonomike aktuale dhe të së ardhmes. Paralelisht, fondet e BE-së synojnë mbështetjen e reformave kyçe që nevojiten nga Shqipëria për të implementuar dhe vijuar përpara në rrugën e saj drejt BE-së,” – shkroi në Twitter Soreca duke cituar fjalët e Komisionerti të BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
“To face #COVID19, we made adjustments to existing funding to help??withstand the current & future social & economic challenges. In parallel, ??funds aim at supporting the key reforms??needs to implement to move forward on its ??path.” Read full details? https://t.co/9quWin1jZL
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) November 12, 2020
Programi i miratuar nga KE përqendrohet në çështje të tilla si shteti i së drejtës, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë. Përmes tij ofrohet edhe ndihmë për të trajtuar më tej pasojat e krizës së COVID-19.
Një pjesë e fondeve parashikohen për përmirësimin e kapacitetit të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsionin (SPAK), Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe institucioneve të tjera të drejtësisë.
Përmes këtyre fondeve parashikohen gjithashtu financime për programe ekzistuese si Erasmus+ dhe Horizon2020, apo dhe për zhvillimin dhe përparimin e çështjeve të pronësisë.
Më konkretisht programi ndahet në:
- BE për Qeverisje të Mirë (€48.1 milionë)
- Mbështetja e BE-së për pjesëmarrjen në Programet e Bashkimit Evropian (€1.5 milionë)
- Struktura e Integrimit në BE (€8.3 milionë)
- BE për Shtetin e së Drejtës (€5 milionë)
- BE për të Drejtat e Pronësisë (€5.7 milionë)
- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) Faza II (€8.7 milionë)
- BE për Rimëkëmbjen Ekonomike (€26 milionë)
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta