BE-ja dënoi ashpër dhunën politike në Brazil 

11 Janar 2023 | 21:11

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në emër të Bashkimit Evropian, dënoi ashpër “aktet tronditëse të dhunës politike dhe sulmin e papranueshëm ndaj demokracisë” në Brazil.

Ai shprehu solidaritetin me Presidentin Lula dhe institucionet braziliane në mbrojtje të demokracisë.

Borrell përshëndeti përpjekjet për të hetuar ata që janë përgjegjës për sulmet ndaj demokracisë braziliane dhe për akte vandalizmi kundër pronës publike dhe trashëgimisë historike kombëtare.

Në deklaratë, BE-ja rikujton se ushtrimi i të drejtave dhe lirive demokratike duhet të bëhet duke respektuar Kushtetutën dhe institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026