BE-ja do të vendosë embargo ndaj naftës ruse brenda disa ditësh

24 Maj 2022 | 07:58

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck deklaroi se Bashkimi Europian është pranë arritjes së marrëveshjes, për të vendosur embargo ndaj importeve të naftës ruse.

Deklaratën, Habeck e dha mbrëmjen e së hënës për median gjermane ZDF.

“Ne do të arrijmë një përparim brenda disa ditëve,” tha Robert Habeck.

Por, ai shtoi se embargoja nuk do ta dëmtonte menjëherë Rusinë pasi rritja e çmimeve globale të naftës, ka bërë që Moska të fitojë më shumë për vëllime më të ulëta, shkruan BBC.

Rreth 40% të gazit natyror, Bashkimi Europian e importon nga Rusia, teksa Moska përfiton 400 miliardë euro për këtë furnizim.

BE-ja ka njoftuar gjithashtu plane afatgjata për t’u zhvendosur në burimet e energjisë së rinovueshme për të mos u mbështetur plotësisht te nafta dhe gazi rus.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026