BE-ja do t’i ofrojëTunizisë 105 milionë euro për të frenuar emigrimin e paligjshëm

11 Qershor 2023 | 17:44

“Bashkimi Evropian do t’i japë Tunizisë 105 milionë euro për vitin 2023 për të frenuar emigrimin e parregullt”,- kështu tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Paratë synojnë të mbështesin Tunizinë në menaxhimin e kufijve, kërkimin dhe shpëtimin, si dhe kundër operacioneve të kontrabandës, tha Von der Leyen në Tunis.

Kjo mbështetje financiare është gati tri herë më shumë sesa mesatarja vjetore e financimit në lidhje me migrimin që BE-ja ndau për Tunizinë në dy vitet e fundit , tha Von der Leyen.

Von der Leyen tha se është interes i përbashkët i BE-së dhe Tunizisë që të ndalin kontrabandistët dhe trafikantët me migrantë.

Shefja e Komisionit Evropian, i bëri këto komente pas takimit të përbashkët të saj me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe presidentin tunizian, Kais Saied.

Përfaqësuesit evropian kanë quar përpara përpjekjet që të arrijnë një marrëveshje me Tunizinë që të parandalojë nisjen e anijeve me mirgantë nga territori i saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026