BE-ja i kërkon Bosnjës më shumë reforma për të nisur bisedimet për anëtarësim

5 Dhjetor 2023 | 17:51

Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar Bosnjë e Hercegovinës të bëjë më shumë reforma në mënyrë që të mundë t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në këtë bllok, tha të martën kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto.

Bosnja e Hercegovina e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2022. Por, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, asaj i kanë mbetur edhe disa kritere për t’i përmbushur në mënyrë që të mundë të hapen bisedimet për anëtarësim.

Një delegacion i madh nga Bosnja e Hercegovina u takua të martën në Bruksel me komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi.

Verhelyi tha se BE-ja “sheh një përkushtim për reformat në Bosnjë e Hercegovinë dhe avancim pozitiv”.

“Jam i bindur se Bosnja e Hercegovina mund të bëjë më shumë dhe më mirë, e në këtë drejtim po punon Këshilli i Ministrave [i BiH]. Po shohim përparim të madh në reforma, qeveritë e reja janë vendosur në të gjitha nivelet, shpejt po miratohen buxhetet dhe të gjitha partitë politike e kanë shprehur integrimin në BE si prioritet të tyre”, tha Verhelyi.

Ai e përmendi pranverën e vitit 2024 si afatin kur do të mundë të miratohej një vendim për nisjen e negociatave të anëtarësimit për Bosnjën.

Një numër i madh i përfaqësuesve politikë të entiteteve dhe institucioneve të ndryshme nga Bosnja e Hercegovina qëndruan të martën në Bruksel, për të marrë pjesë në një forum të nivelit të lartë politik me BE-në, që ka për qëllim avancimin evropian të këtij vendi.

Sipas Radio Europa e Lirë, ky takim u zhvillua pikërisht në kohën kur vendet anëtare janë duke diskutuar rreth mundësisë së vendimit me kusht për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Sipas një drafti të përgatitur për miratim nga ministrat e BE-së, Bosnja e Hercegovina do të mundë të merrte një vendim për të nisur negociatat e anëtarësimit “kur të vlerësohet se janë përmbushur kriteret e nevojshme“.

Por, edhe ky formulim ka hasur në kundërshtime nga disa vende të BE-së dhe nuk do të jetë e lehtë për të ta sigurojë mbështetjen unanime që nevojitet për ta kaluar vendimin në Këshill.

Në takimin në Bruksel kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të entiteteve të ndryshme nga Bosnja e Hercegovina që kanë dallime diametralisht të kundërta në qëndrimet e tyre politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026