BE-ja insiston që sulmuesit në veri të vihen para drejtësisë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian insiston që përgjegjësit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi në veri të vendit, të vihen para drejtësisë dhe të gjitha faktet të verifikohen.

Këtë e ka thënë në një konferencë për shtyp zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano.

I pyetur se çfarë roli mund të luajë EULEX-i për të mundësuar komunikimin mes autoriteteve policore në Kosovë dhe atyre në Serbi, pasi ato nuk kanë bashkëpunim direkt, zëdhënësi i BE-së ka thënë se EULEX-i është në terren dhe po bashkëpunon shumë mirë me autoritetet e Kosovës.

- Advertisement -

“EULEX-i është në terren si reaguesi i dytë. Është i angazhuar me kërkesë të Policisë së Kosovës. Bashkëpunimi deri më tash ndërmjet policisë së Kosovës dhe EULEX-it është shumë i mirë. Komandanti i EULEX-it është në kontakt të përhershëm me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe informon për të gjitha hollësitë në terren”, ka thënë Stano.

Ai ka përsëritur se hetimet ende po vazhdojnë, porse nuk ka dilemë se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“Hetimet po vazhdojnë dhe ato nuk janë kryer akoma. Ato janë krejtësisht në duart e Policisë së Kosovës, dhe me kërkesë ata asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i. Duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Sa i përket përgjegjësisë, mosndëshkueshmërisë, qëndrimi i BE-së është i qartë. Të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, ka thënë ai.

Në pyetjen se cili do të jetë roli i BE-së për të siguruar që ata që janë në Serbi e që kanë marrë pjesë në sulme, të mos i ikin drejtësisë, Stano ka thënë se, “kontaktet tona me partnerët shkojnë përmes kanaleve përkatëse e jo mediave”.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se janë duke i vazhduar aktivitetet e ngjashme diplomatike lidhur me situatën në Kosovë. Ai ka përmendur takimin e së hënës të të dërguarit të posaçëm, Mirosllav Lajçak, me zyrtarët e lartë nga SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Italia.

“Edhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, po ashtu ka qenë në kontakt, edhe me liderët në Kosovë dhe Serbi, por edhe me vendet anëtare. Vendet anëtare janë duke e analizuar situatën. Do të ketë takim sot pasdite edhe në Bruksel nga përfaqësuesit e vendeve anëtare ku do të diskutohet për hapat e nevojshëm”, ka thënë Stano.

LEXONI GJITHASHTU: 














LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Shkarkohet drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Është shkarkuar drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska. Sipas burimeve, mësohet se Toska është shkarkuar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me propozim të...

Iu bë atentat, ndërron jetë kushëriri Ardian Nikulaj. Gjendet makina e djegur

Ka ndërruar jetë në spital shënjetra e atentatit të mbrëmjes së sotme në Lezhë, Eno Nikulaj. Burime bëjnë me dije se policia ka gejtur një...

Vdekja e Lear Kurtit, Prençi: Sipas raportit, kishte dëmtime me mjete prerëse

Komisioneri kundër torturës te institucioni i Avokatit të Popullit, Ahmet Prençi, është shprehur se sipas raportit të mjekësisë ligjore, në trupin e Lear Kurtit,...





TË FUNDIT

Shkarkohet drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Është shkarkuar drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska. Sipas burimeve, mësohet se Toska është shkarkuar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me propozim të...

Iu bë atentat, ndërron jetë kushëriri Ardian Nikulaj. Gjendet makina e djegur

Ka ndërruar jetë në spital shënjetra e atentatit të mbrëmjes së sotme në Lezhë, Eno Nikulaj. Burime bëjnë me dije se policia ka gejtur një...

Vdekja e Lear Kurtit, Prençi: Sipas raportit, kishte dëmtime me mjete prerëse

Komisioneri kundër torturës te institucioni i Avokatit të Popullit, Ahmet Prençi, është shprehur se sipas raportit të mjekësisë ligjore, në trupin e Lear Kurtit,...

U qëllua me breshëri kallashnikovi nga një BMW, si ndodhi atentati ndaj Eno Nikulaj

Euronews Albania ka mësuar detaje të reja në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës. Gazetari...

Avokati: S’do ta merrja asnjëherë në mbrojtje një vrasës gjakftohtë si Naim Musreli

Avokati Gentian Rumano refuzoi publikisht në emisionin “Review” në Euronews Albania që të merrte në mbrojtje një person si Naium Murseli, i cili organizoi...






 








Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×