BE-ja kërkon drejtësi efektive për krimet e luftës në Ukrainë

27 Janar 2023 | 22:21

Bashkimi Evropian kërkon përgjegjësi të shpejtë për krimet e tmerrshme në Ukrainë, thanë të premten ministrat e Drejtësisë të unionit.

Kievi raportoi luftime të ashpra në lindje të vendit të premten, duke mbyllur një javë kur Perëndimi premtoi se do t’i jepte tanke moderne të fushëbetejës për herë të parë Ukrainës, për ta ndihmuar atë të luftojë kundër Moskës, shkruan Reuters.

“Absolutisht do të duhet të ketë përgjegjësi për krimet e tmerrshme ndërkombëtare dhe brutalitetin e asaj që po shohim në Ukrainë, krimet e qarta dhe të dukshme të luftës,” tha Simon Harris, ministri i Drejtësisë i Irlandës.

Ministrat diskutuan mbledhjen e provave si dhe ngritjen e një gjykate të re ndërkombëtare për të ndjekur penalisht agresionin e Moskës.

“Askush që bën këtë lloj krimesh lufte nuk do të lirohet. Është shumë, shumë e rëndësishme që ne të gjejmë një mënyrë për t’i mbajtur përgjegjës njerëzit përgjegjës,” tha Gunnar Strommer, ministër i drejtësisë i Suedisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026