BE-ja njeh certifikatat e vaksinimit kundër COVID-19 të Kosovës
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur se nga data 1 korrik Bashkimi Evropian do të pranojë certifikatat e vaksinimit dhe të testimit të lëshuara nga institucionet e Kosovës për COVID-19, shkruan REL.
“Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian e ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Edhe në njoftimin e Zyrës së BE-së, të lëshuar të enjten, thuhet se ky vendim vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara “në përputhje me rregulloren e BE-së, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit”.
Pas publikimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian vendimi hyn në fuqi dhe certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës do të jetë e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta