BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore. Unioni, subvencione për sipërmarrjen

29 Prill 2026 | 20:31

Bashkimi Evropian do të lehtësojë rregullat e rrepta për ndihmat shtetërore për të ndihmuar sektorët e varur nga karburantet për t’u përballur me rritjen e çmimeve të energjisë dhe efektet e tjera të luftës në Lindjen e Mesme.

Njoftimi u bë të mërkurën nga Komisioni Evropian. Masat emergjente, që do të jenë afatshkurtra, do t’u lejojnë qeverive të lëvrojnë në formë subvencionesh deri në 70 për qind të kostos shtesë të karburanteve dhe lëndëve fertilizuese për fermerët, kompanitë e peshkimit dhe ato të transportit.

“Masat janë një përgjigje precize, e përkohshme dhe e përpjesshme që do të ndihmojë në mbrojtjen e bizneseve evropiane nga efektet imediate të konfliktit në Lindjen e Mesme”, deklaroi zëvendës presidentja e Komisionit, Teresa Ribera.

Që nga nisja e luftës, fermerët janë përballur me kosto më të larta të fertilizuesve dhe karburanteve, ndërsa peshkatarët kanë nisur shqyrtimin se cili nga udhëtimet në det të hapur ia vlen të ndërmerret nisur nga sasia e karburantit që konsumojnë.

Edhe kompanitë e transportit janë përballur gjithashtu me rritje të çmimeve, duke u detyruar të zgjedhin nëse ta përballojnë koston e lartë, apo të reduktojnë operacionet. Për të njëjtat motive, edhe industritë e varura nga energjia në mbarë Evropën po shohin produktet e tyre të ngadalësohen.

Zëvendës presidentja Ribera tha se Komisioni tani do t’u lejojë vendeve të BE-së të subvencionojnë industrinë e rëndë duke mbuluar 70 për qind të kostos së rritur, 20 për qind më shumë sesa në situatën aktuale.

“Qeveritë mund të hartojnë ndihmën ndaj bizneseve bazuar në nevojat lokale, ndërsa bizneset e vogla, fermerët dhe peshkatarët mund të kenë akses në një pagesë fikse deri në 50 mijë euro, me një barrë administrative minimale”, tha Ribera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Baku një program prej 20 milionë eurosh për të mbështetur paqen në Kaukazin...
21:06 | 01/07/2026

1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve

Rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës janë kthyer në shqetësimet kryesore të qytetarëve në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, sipas një sondazhi...
20:03 | 01/07/2026

Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale

Portugalia lançoi të mërkurën modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale me burim të hapur, duke iu bashkuar një shtytjeje në rritje në të...
18:04 | 01/07/2026