BE ndëshkon sërish Rusinë për dëmtimin e kabllove nënujorë

28 Dhjetor 2024 | 16:04

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së ka deklaruar se blloku po përgatit sanksione ndaj të ashtuquajturës “flota hije” e Rusisë, pas dëmtimit të kabllove nënujorë në detin Baltik.

Kaja Kallas e postoi deklaratën e saj në profilin e Komisionit Evropian në rrjetin “X”, duke thënë se anijet me pronësi të dyshuar kërcënojnë sigurinë dhe ambientin, si dhe pasurojnë buxhetin ushtarak rus.

Kallas tha gjithashtu se BE po përforcon përpjekjet për të mbrojtur kabllot nënujorë, duke shtuar se aktualisht nuk ka rrezik për furnizimet me energji në rajon.

Deklarata erdhi pasi autoritetet finlandeze ndaluan një anije ruse në kuadër të një hetimi mbi kabllon “Estlink-2”, i cili përcjell energji nga Finlanda në Estoni përmes detit Baltik e që mbeti i dëmtuar të mërkurën.

“Detyra jonë kryesore, paralelisht me hetimet e policisë, është të gjejmë mjetet efikase për ta ndalur këtë flotë të fshehtë. Ajo furnizon me të ardhura përpjekjet e Rusisë për të vazhduar luftën në Ukrainë, kundër popullit ukrainas. Ndaj ajo duhet ndalur”, tha Petteri Orpo, kryeministër i Finlandës.

Vendet e rajonit baltik janë alarmuar pas një seri incidentesh ku përfshiheshin kabllot nënujorë dhe linjat e gazsjellësve në detin Baltik prej 2022-shit.

Dy kabllo për transmetimin e të dhënave, njëri mes Finlandës dhe Gjermanisë dhe tjetri mes Lituanisë dhe Suedisë u dëmtuan në nëntor.

Vitin e kaluar, një gazsjellës nga Estonia në Finlandë u mbyll për shkak të një rrjedhjeje, që sipas autoriteteve ishte shkaktuar nga një ndërhyrje e jashtme.

E njëjta gjë ndodhi me gazsjellësin ruso-gjerman, që u dëmtua nga disa shpërthime nënujore në 2022-shin.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) njoftoi se po bashkëpunon me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur operacionet e ndihmës...
18:53 | 25/06/2026

Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave...
18:24 | 25/06/2026

Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës

Portugalia është gati të dërgojë një mision ndihme emergjente prej 50 shpëtimtarësh në Venezuelë, njoftoi sot Ministri i Jashtëm Paulo Rangel, pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës që goditi vendin e Amerikës Latine. “Ekziston një...
17:58 | 25/06/2026